Zjarret, dy avionë shtesë do të vijnë nga Greqia në ndihmë të Shqipërisë
10/08/2017 - 20:02

Edhe dy avionë të tjerë shtesë do të vijnë nga Greqia në ndihmë të Shqipërisë. Kjo pas një kërkese të Shqipërisë për të shuar zjarret në jug të vendit.

“Në këto ditë shumë shtete kanë kërkuar ndihmën europiane. Dua të falenderoj Greqinë për gadishmërinë e saj për të mbështetur Shqipërinë për të dytën herë duke dërguar dhe dy avionë, për të ndihmuar shtetin fqinj i cili ka shumë nevojë për asistencë.

Ky është rasti konkret i solidaritetit dhe mbështetjes të dhënë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile në BE” deklaroi komisioneri për ndihmën humanitare dhe menaxhimin e krizave Christos Stylianides .

Më 2 gusht Shqipëria kërkoi fillimisht dy avionë që oferuan nga 3- 6 gusht.  Ndërkohë sistemi i hartave satelitore i siguroi autoriteteve shqiptare 8 harta satelitore.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Opposition front , DP and SMI demand the removal of the prime minister

Close