I shmangen transparencës - Auduesit i zë halli me partitë: Nuk na hapin telefonin! Të ndërhyjë KQZ
19/06/2017 - 16:56

Partitë politike duket se po i shmangen transparencës për burimin e financimit të fushatës elektorale dhe deklarimit të numrit të zyrave që disponojnë.

Shqetësimi ngrihet nga audituesit e kontraktuar nga KQZ për të nxjerrë shpenzimet e partive të cilët kërkojnë ndërhyrjen e këtij institucioni pasi partitë u mbyllin dyert.

Gëzim Veleshnja: Apo shkon në shtëpi ti në Durrës dhe numëron edhe rrugët e Shijakut?

Audituesi: Nuk shti dot fall.

Gëzim Veleshnja: Jo po ashtu e ke bërë informacionin ti.

Audituesi: Jo. Eksperti nuk është topograf, as me mat distancat. Eksperti në mungesë të informacionit të dhënë qoftë nga KQZ, qoftë nga Bashkitë, është i detyruar të dalë në terren zyrë më zyrë. Shpenzimet normalisht ata do i deklarojnë se dëgjoj donacion, donacion. Çdo lloj donacioni partia është e detyruar ta deklarojë si shpenzim.

Audituesit privatë përmendin dhe subjektet politike që nuk u hapin derën.

Audituesi: Endrit Brahimllari që nga ajo ditë dhe sot nuk ma hap telefonin, unë i kam këtu mesazhet.Edhe ato që i kam dërguar. Nuk kam marrë një format A4 nga LSI-ja, është shumë problem. Zyrat elektorale janë problem dhe faza jonë fillestare është verifikimi i zyrave elektorale.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve edhe njëherë u ka bërë thirrje partive politike të dorëzojnë emrat për anëtarë Komisioni, ku vetëm 6 ditë para zgjedhjeve rezultojnë 30 KZAZ të cilat nuk kanë të gjithë anëtarët e Komisonit të Qëndrave të Votimit.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close