Operacioni "Continued" - Arrestohet tregtari i heroinës në Tiranë, ja zonat që furnizonte
23/08/2017 - 16:33

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses një operacion antidrogë duke bërë të mundur sekuestrimin e  

329 gramë lëndë narkotike heroinë.  Operacioni i koduar “Continued” çoi në pranga poseduesin e drogës, 43 vjeçarin Miron Xhano, banues në Tiranë.

“Në baze të informacioneve të marra është organizuar shërbimi me qëllim kapjen në flagrancë të këtij shtetasi dhe konkretisht në Rrugën “Muhamet Gjollesha”, në kryqëzim me Rrugën “Naim Frasheri”, është konstatuar shtetasi Miron Xhano, të cilit gjatë kontrollit personal i’u gjetën në një kuti të vogël, 5 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Heroinë” informon policia.

Policia thotë se mbi të arrestuarin kishte informacion se kryente aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve të dyshuara narkotike të llojit Heroinë, në sasi të konsiderueshme si dhe me doza, personave të ndryshëm.

Aktivitetin kriminal e ushtronte në zonën e ‘21 Dhjetorit’, Rrugës së Durrësit dhe sheshin ‘Karl Topia’, duke përdorur automjetin e tij të markës Volkswagen.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 329.2 gramë me lëndë të dyshuar markotike e llojt “Heroinë”, e ndarë në paketime dhe doza të ndryshme.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

1 automjet i markës Volkswagen

4 aparatura telefonike

1 peshore elektronike

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Trade with foreign countries, INSTAT: Exports of construction materials and metals increased

Close