Elbasan - Arrestohet për trafik droge vëllai i ish-deputetit socialist
19/05/2017 - 17:08

Arrestohet nga policia e Elbasanit vëllai ish-deputetit të PS-së Bukurosh Stafa.

Edmond Stafa është arrestuar mbrëmjen e së enjtes nga policia lokale pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.

Burime nga policia bëjnë me dije se për të kishte një urdhër ndërkombëtar arresti pasi gjykata e Bergamos e ka dënuar me 10 vite burg me akuzën e trafikimi të lëndëve narkotike ne bashkëpunim.

Tashmë ndaj tij pritet të nisë një proces ekstradimi.   

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Gongu ka rënë për Ilir Metën

Close