Roterdam - Arrestohet 41-vjeçari shqiptar, i shumëkërkuar nga Interpol për vrasje
14/08/2017 - 14:47

Një 41-vjeçar i kërkuar nga Interpol për vrasje është arrestuar nga policia e Rotërdamit në Holandë. Mediat vendase shkruajnë se bëhet fjalë për Hektor Mahmutaj i cili është dënuar me 25 vjet në mungesë për vrasjen e një bariu.

Hektor Mahmutaj është një emër i njohur, pasi prej disa vitesh jetonte duke u fshehur në Angli, por u zbulua pas denoncimit të ish-gruas për një armë pa leje, ndërsa shmangu ekstradimin.

Po ashtu shqiptari u gjet që të ketë falsifikuar dokumente greke, gjë e cila u zbula pas kontrollit që iu bë dokumentave të tij.

Në vitin 2007 Mahmutaj ishte në Liverpool, ku u dënua me 2.5 vjet burg për armëmbajtje pa leje.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Edhe Presidenti Thaçi bën presion për ratifikimin e Demarkacionit dhe Asociacionit

Close