Greqi - Arrestohen dy shqiptarë, transportonin më shumë se 500 kg kanabis
20/03/2017 - 16:00 Nga: Robert Goro

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar të hënën në afërsi të Konicës, të akuzuar se po transportonin një sasi të madhe droge.

Të dy shqiptarët, e moshës 53 dhe 26 vjeç, u ndaluan ndërsa po udhëtonin me një kamper në aksin rrugor që lidh Konicën me qytetin e Kozanit.

Gjatë një operacioni të koordinuar, njësitë policore e ndaluan kamperin për kontroll dhe në brendësi të mjetit u gjet e fshehur në vende të ndryshme, prej më shumë se gjysmë toni drogë.

Policia sekuestroi 529,41 kg kanabis, të ambalazhuar në 180 pako.

Mjeti rezultoi në pronësi të një firme vendase që jep makina me qera dhe si kontraktor figuronte një shtetas grek i moshës 54 vjeç, që është shpallur në kërkim.

U sekuestrua gjithashtu një shumë prej 170 euro që kishin me vete dy shtetasit shqiptarë si dhe tre telefona celularë.

Me anë të një komunikate, policia greke e quan aksionin e të hënës si një goditje tjetër të rëndësishme ndaj trafikimit të organ izuar të sasirave të mëdha të drogës nga Shqipëria në Greqi.

 /Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
No destabilization, DP Chairman: This is a peaceful movement for free elections

Close