Arrestohen autorët e grabitjes se kasafortës në rrugën e Dibrës
17/08/2017 - 8:24

Arrestohen autorët e grabitjes së një kasaforte në rrugën e Dibrës. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur më 15 gusht.

Të arrestuarit janë Eduart Ngota, 32 vjeç,  banues në Tiranë, i dënuar më parë dhe Zenel Dama, 27 vjeç banues në Tiranë ndërsa është shpallur në kërkim shtetasja 36 vjecare me inicialet R. B

Gjatë operacionit policor  të koduar “ROLEKSI” janë sekuestruar 9500 euro, 3 ora, 3 byzylykë dhe 1 varëse floriri, si dhe automjeti tip “Fiat Punto”, i cili ka shërbyer për transportimin e kasafortës dhe largimin e autorëve nga vendi i ngjarjes.

“Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi në sajë të një pune të mirëorganizuar hetimore, është arritur të dokumentohet me prova ligjore, autorësia e ngjarjes së ndodhur më datë 15.08.2017 , ku këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë vjedhur një kasafortë, në një ndërtesë në rrugën e ‘Dibrës’,”-raporton policia.

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Turizmi, Prefekti ngre problemin e ujit, stafit mjekësor dhe kullat e rojës

Close