Apolloni, shkatërrohet Teatri Antik Romak 2300-vjeçar
28/04/2013, 17:34
Përditesuar: 28/04/2013, 17:34
" frameborder="0" allowfullscreen>

Shkatërrimi i Teatrit Antik Romak 2300-vjeçar ka ndodhur edhe për shkak të dorës së njeriut.

Kështu ka deklaruar eksperti i gjeologjisë inxhinierike Ylber Muceku, në përfundim të inspektimit në terren për gjendjen e krijuar në këtë zonë të Apolonisë së lashtë, pas shembjes së kodrës dhe shkatërrimit të vlerave historike të këtij teatri.

Sipas specialistit Muceku, shkaqet, janë përveçse gjeologjike edhe njerëzore. Sipas tij gërmimet e kryera nga ekspedita gjermano shqiptare kanë ndikuar në shembjen e pjesës së kodrës ku ndodhet teatri antik, përveçse ujrave të pranishëm në shtresën e tokës.

Prej më shumë se gjashtë muajsh, Teatri Antik Romak rreth 2300 vjeçar, është përfshirë nga një shembje e konsiderushme dherash që kanë shkatërruar strukturën mbajtëse të tij, shkallët si dhe pjesën e orkestrës së zbuluar nga gërmimet gjermano-shqiptare.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Current ye@r *