Tepelenë - Apel për karrocë invalidi, nëna e 40 vjeçarit: Më ndihmoni ta blej!
17/02/2017 - 16:18 Nga: Entjola Budo

Një e moshuar, nënë e 4 fëmijëve, apelon për ndihmë për një karrocë për djalin e sëmurë që foshnje. në pamundësi për t’ia blerë 40 vjecarit një të tillë, 75 vjeçarja Fatime Frasta, rrëfen se djali i saj kreshniku dergjet në shtrat, brenda 4 murëve në banesën ne fshatin Dukaj të Tepelenës.

Me lot në sy, gruaja kërkon vetëm një karrocë invalidi që i biri të mund të lëvizë nga shtrati.

Fatime Krasta: Këtij i bie sëmundja edhe sot. Rri dy ditë që të mos i bjerë, dhe pastaj i bie një javë resht. E marrim tek avllia që t’i bie dielli dhe pastaj e sjellim se nuk rri shumë. Po të kisha një karrocë do ta shtyja si unë ashtu edhe plaku.  

E moshuara pohon se jeton vetëm me pensionin e saj, dhe nuk e ka të mundur blerjen e karrocës për të nxjerrë jashtë mureve të shtëpisë të birin 40 vjeçar.

/Ora News/

 

  

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. Anonymous says:

    Ju lutem gazetar a ju qe e lexoni
    na tregoni sa kushton karroca dhe a.mundemi ti ndihmojm ktij njeriu
    dhe si mundemi ti ndihmojm

  2. Ervin says:

    Emrin edhe mbiemrin te plakes edhe numerin e Telefonit ju lutem flm .

Komento

Read previous post:
ALUIZNI i vë shtëpinë në emër të vëllait, BOOM zgjidh problemin

Close