Njohja e Kosovës nga Izraeli, ambasadori Cohen: Po punojmë në këtë drejtim
18/12/2012, 22:37
Përditesuar: 19/12/2012, 10:53
" frameborder="0" allowfullscreen>

Populli izraelit dhe ai shqiptar kanë një marrëdhënie të hershme mes tyre dhe do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin mes tyre, pavarësisht nga rrotacionet politike që mund të ndodhin. Kështu ka deklaruar në Tonight Ilva Tare Ambasadori i Izraelit ne Shqiperi, David Cohen, i cili u shpreh optimist për forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme . Intervista e plotë vijon si më poshtë:

Marrëdhëniet Shqipëri-Izrael, 21 vjet pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike vetëm vjet hapët Ambasadën në Shqipëri?

Nuk është vonë, është herët. Gjatë 20 viteve të fundit Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj, po ashtu në gjatë këtyre viteve edhe bota u hap për Izraelin, këtu kemi ardhur më shpejt se në vendet e tjera.

Sa e njihnit Shqipërinë?

E kam vizituar Shqipërinë nga veriu në jug dhe nuk kënaqem të them se keni një vend të mrekullueshëm.

Ju rekomanduan miqtë lidhur me kujdesin që duhet të bëni?

S’kam kontaktuar njerëz që të më kenë paralajmëruar, në vitet 90 kam qenë në Bullgari dhe kam dëgjuar shumë fjalë të mira, kur erdha këtu fillova të mësoj gjithcka, kam lexuar edhe libra shqip të Kadaresë.

Sa e rëndësishme është për Izraelin të ketë praninë e tij në Shqipëri?

Për shkak se Shqipëria është një shtet mysliman, anëtar i NATO-s, mik i Izraelit menduam të vinim këtu, ne do ishim të kënaqur të ngrinim flamurin tonë në cdo vend mysliman, shpresojmë të zgjerohemi në vendet arabe.

Për cfarë bashkëpunimi bëhet fjalë?

Në marrëdhëniet mes dy palëve, mund të bazohemi si fillim në atë ekonomike dhe financiare, Ministri i Jashtëm i Izraelit në vizitën e tij të fundit këtu mori shumë informacione, mund të fillojmë të bashkëpunojmë në shumë fusha, së pari në ekonomi. Në Izrael akoma se njohim mirë Shqipërinë, ndaj duhet të bashkëpunojmë për sensibilizimin.

Është fakt pozitiv apo negative mosnjohja, ka projekte konkrete?

Gjatë shumë viteve që nga krijimi i shtetit të Izraelit, kompanitë izraelite kanë qenë të interesuara për investime në SHBA dhe BE, tani u hapën porta të reja, së pari ka një kompani që ka fituar një tender për hapjen e një hidrocenttrali në veri të vendit, ajo e peshkut në Vlorë, kompani në fushën e tekomunikacionit. Ka shumë kompani izraelite që veprojnë në Ballkan që duan më shumë informacion për të investuar në Shqipëri.

A do ndikojë klima aktuale që është për bizneset për bizneset izraelite, është klima e duhur?

Kompanitë izraelite kanë eksperiencë të madhe në Ballkan dhe e dinë se jo gjithcka është e thjeshtë, kam dëgjuar për problemet e CEZ por s’jam ekspert në këtë cështje.Hapi i Kryeministrit Berisha që u dha garanci dhe ftoi biznesin izraelit për investime ne mendojmë se mund të investojmë shumë mirë në bujqësi, në teknologji të lartë.Nuk ka lidhje me kompanitë e Mbrojtjes por teknologjinë e përparuar në bujqësi, peshkim, mjekësi, edhe atë të mbrojtjes por në bazë te hapave.

Keni të dhëna mbi marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve?

Marrëdhënia tregtare mes dy shteteve nuk është shume e lartë, 15-20 milionë dollarë në vit, mendoj se mund ta 10-fishojmë në vitin tjetër.

Ka potenciale Shqipëria për të thithur turistët izraelitë?

Jam shumë i sigurtë që shqiptarët mund ta dinë se izraelitët janë turistë shumë të këndshëm, janë njerëz që pëlqejnë turizmin dhe duan të vizitojnë vende të ndryshme, të gjithë mundësinë që ofron Shqipëria në rivierën e saj është një potencial shumë i madh. Turizmi në Shqipëri ka mundësi shumë të mëdha për zhvillimin e turizmit dhe brenda 10 viteve do ketë një turizëm shumë të madh nga Izraeli.

Jeni në dijeni të studentëve shqiptarë që studiojnë në Izrael?

Unë vetë kam bërë propagandë në këtë drejtim, për ndjekje të trajnimeve në Izrael, shumë universitete japin bursa për studentë shqiptarë që të studiojnë ata. Këtë të shtunë pata një djalë të ri që donte të studionte në Izrael dhe i dhamë të gjitha lidhjet për t’ia mundësuar dicka të tillë.

Cila është ndërgjegja publike në komunitetin hebre për rastin e Shqipërisë?

Ndoshta jo të gjithë në Izrael e dinë ndihmesën e madhe që ka dhënë Shqipëria, por dinë që hollandezët i shpëtuan, bullgarët,  e dinë edhe për shqiptarët por ndoshta duhet thelluar kjo njohuri, populli shqiptar shpëtoi më shumë hebrenj. Ka shumë histori të hebrenjëve në luftën e dytë botërore që kanë shpëtuar, Izraeli do të bëjë më shumë studime dhe do të japin më shumë informacion për izraelitët.

Thuhet se Mbreti Zog ka një rol të madh në mbrojtjen e hebrenjve?

Është e vërtetë, mbreti Zog ka pasur një ndikim të gjerë në  Angli. Pata një takim me nipin e Mbretit dhe kam diskutuar mbi atë cfarë ka bërë gjyshi i tij. Kam marrë informacione nga shumë hebrenj, sidomos nga një hebrenj në Londër dhe e di sa ka ndihmuar mbreti Zog.

Na bashkojnë shumë cilësi si popuj, krenaria kombëtare, solidariteti për famijen e ngushtë, ndjenja e mosbesimit tek të panjohurit, zgjuarsia mbi mesataren dhe respekti për fjalën e dhënë. A mund të shtoni epitete të tjera?

Kur më qëllon të dal në rrugët e Tiranës më krijohet një ndjesi si të jem në Izrael, së pari pamja fizike, më duket sikur jemi i njëjti popull. Dhe është e vërtetë se historia e dy shteteve tona është e vjetër dhe e ndërthurur, në Sarandë është gjetur një vend i shenjtë hebraik. Ka pasur përfaqësi të hebrenjve që janë mirëpritur përherë në Shqipëri. Të dyja ne si shtete nuk jemi të mëdha.

Po komuniteti hebre në Shqipëri, sa i madh është?

Në të vërtetë nuk mund të themi se ka një komunitet të madh, është mjaft i vogël, shumica ikën në fillim të ’90 në Izrael dhe i falenderojmë për dicka të tillë popullin shqiptar, mund të them se janë diku 25 persona.

Nuk i keni qejf shifrat?

Jo, ky është numri i vërtetë ,25-30 persona. Karrierën time si diplomat përherë jam ndeshur në persona që mendojnë se numri i hebrenjve në botë është më i madh se reali, por në Shqipëri kaq janë.

Ndoshta jeni të vegjël në numër, por me ndikim shumë të madh?

Në 2005 kur vizitova Kinën, kur dëgjuan mediat shtetërore që isha nga Izraeli të gjithë thonin se jeni shumë të zgjuar keni Ajnshtajnin dhe Karl Maksin. Nganjëherë cdo gjë ekzagjerohet. Vërtet në Amerikë ka një komunitet të madh hebre, por kjo nuk ndikon në marrëdhëniet tona.  Jemi dy shtete demokratike që ndajmë vlera të përbashkëta dhe kjo i forcon lidhjet.

Berisha e krahasoi Ahmadinexhad me Hitlerin dhe duket se vendi ynë e mbështet Izraelin në këmbim të njohjes së Kosovës, pse nuk e njihni?

Ne e vlerësojmë atë që ka bërë Shqipëria për hebrenjtë. Kryeministri Berisha  e ka kuptuar që Izraeli është një shtet që do paqen, është pro një shteti të ri palestinez që nuk rrezikon Izraelin. Jemi shumë dakord që Shqipëria mbështeti idenë e Amerikës në OKB, edhe për Kosovën do të vijë një moment kur do të zgjidhet kjo cështje. Akoma Izraeli nuk e ka njohur Kosovën, por po punojmë për këtë cështje dhe pikërisht për këtë hapëm dhe Ambasadën për tu treguar që jemi këtu dhe cështjen e Kosovës do ta zgjidhim sa më shpejt. Megjithese nuk e kemi njohur kemi kompani dhe marrëdhënie tregtare me Kosovën, s’ka shumë që është hapur një restorant izraelit në Kosovë, po kështu Izraeli jep viza të lehtësuara për kosovarët. Ne besojmë së pari në marrëdhëniet midis popujve së pari, më pas ato mes shteteve.

Interesante, në Shqipëri nuk ka ?

Po, ka një kafene në Vlorë.

 Është thënë se hebrenjtë ruse kanë luftuar kundër Kosovës përkrah forcave serbe, keni dijeni mbi këtë fakt?

Nuk e kam dëgjuar dhe nuk është e vërtetë. Hebrenjtë e Rusisë nuk njihen si popull që ka dashur të marrë pjesë në ushtrinë ruse, aq më tepër të luftojnë përkrah serbëve në Kosovë.

Çfarë i bashkon dhe i ndan Ballkanin dhe Lindjen e Mesme, jo vetëm nga siguria por aftësia për të ndërtuar shtet?

Mendoj që në të dy zonat ka pasur jo stabilitet të madh gjatë viteve të fundit, në të dy zonat ka pasur përplasje të armatosur. Në Lindjen e Mesme, Izraeli është një pikë shumë e vogël në këtë hartë, ashtu si Shqipëria në Ballkan. Në dy zonat akoma nuk ëhstë krijuar një demokraci  e vërtetë, kemi arritur  paqe me Egjiptin, po mundohemi të bëjmë paqe me Palestinën. Izraeli u largua nga zonat  për ti treguar botës se Izraeli nuk është e interesuar të ketë sipërfaqe që nuk i takojnë. Pas largimit patëm sulme kamikazësh nga Gaza, që do të thotë që në të ardhmen  shteti palestinez duhet të sigurojë që kur të krijohet si shtet të mos rrezikojë Izraelin. Po kështu sic ka pasur zhvillime në Ballkan ka zhvillime dhe Lindjen e mesme si në Egjipt. Por Ballkani në ndryshim ka mundësi më të shpejta për vendosjen e paqes, pasi ka më shumë shtete demokratike. Vetëm me dy shtete të mëdha në rajonin tonë kemi bërë paqe, me Jordaninë dhe Egjiptin, shpresojmë që shumë shpejt edhe me shtete të tjera. Shpresojmë që shumë shpejt Shqipëri do bëhet pjesë e BE, ashtu dhe shtetet e tjera dhe uroj që edhe rajoni ynë do të ndjekë rrugën e paqes. Situata është shumë e thjeshtë. Ne ndodhemi përballë një bote arabe shumë të madhe. Kur Izraeli u krijua në ’48, Bashkimi Sovjetik nuk e mbështeti shtetin tonë pasi mendonte se  duke pasur ndikim në vendet arabe mund të kishte ndikim edhe në këtë zonë, ndaj u krijua grupi i vendeve që se njohën vendin tonë. Është shumë e vështirë të krijohet një shtet i ri pranë Izraelit pa u dhënë siguria e duhur për vijueshmërinë, jemi të detyruar të sigurojmë të ardhmen tonë për të pasur një siguri sa më të madhe.

Përvec celebrimit të 100 vjetorit patëm një retorikë nacionalizmi në Shqipëri, deklarat e Kryeministrit dhe partive të reja në skenën politike, cili është komenti juaj?

Mund të them që shiptarët mundohen të kujdesen për qytetarët e tyre jashtë atdheut, si Izraeli. Kam lexuar rreth komenteve te shumta që janë bërë për këtë temë dhe sidomos nga Ambasadorët, më kujton periudhën kur Iraku  pushtoi Kuvajtin dhe u tha që smund të pushtohet një shtet i pavarur. Sot në shek.21 është e kuptueshme që një shtet smund të shtrihet në një shtet tjetër. Këto komente nuk kanë pasur shumë rëndësi, më tepër është bërë zhurmë.

Është retorikë në prag të zgjedhjeve?

Jemi një vend shumë i vogël me shumë probleme në Lindjen e mesme, ne skemi ardhur në Shqipëri për të dhëne mendime lidhur me cështje të nacionalizmit. Ne sjemi shtet i madh që ti diktojmë, sidomos në periudhën përpara zgjedhjeve është mirë që një diplomat të bëhet lojë e komenteve të shtypit.

Dhënia e nështetësisë, ka një projekt për këtë, si e shikoni, për ju si ka qenë ky projekt?

Në Izrael sipas ligjit jo cdo hebre që jeton jashtë Izraelit mund të marrë pasaportë, vetëm hebrenjtë që vinë në Izrael  dhe jetojnë 1 vit marrin kartë identiteti, dhe vetëm pas tre vitesh qëndrimi mund të aplikojnë për pasaportë se në të kundërt mund të abuzohet. Ligji jonë thotë që cdo hebrej ka të drejtë të vijë në Izrael.

A është e lejueshme mbajtja e dy shtetësive?

Po, sipas ligjit të Izraelit qytetarët mund të mbajnë 2 apo 3 pasaporta dhe shtetësi.

Një nga zonat më të banuara të komunitetit hebre të Ballkanit  ka qenë pjesa veriore e shtetit grek. Komuniteti shqiptar në këtë rajon, Camëria ka rihapur cështjen e saj për marrjen e tokave, po komuniteti hebre që vjen nga ky rajon ka ndërmarrë ndonjë hap të tillë?

Një pjesë e mirë e tyre u shfarosën gjatë Holokaustit, ka pasur shumë hebre që jetonin në Selanik dhe u deportuan nga andej dhe su kthyen më. Një pjesë të vogël të tyre i kam vizituar në Selanik, një pjesë e tyre janë dëmshpërblyer për pronat që kanë pasur. Por ka akoma shtete në Europë që su kanë kompensuar asgjë  komunitetit hebre, konuniteti më i madh ka qenë në Poloni dhe ska marrë asgjë akoma. Ne në Izrael jemi përqëndruar mjaft në komunitetin hebre në Selanik, kemi pas një marrëdhënie shumë të madhe me ta, vetë kryebashkiaku i Tel Avivit i ka ftuar të shkojnë të jetojnë atje.

Cili është komenti juaj për votën abstenuese të Shqipërisë për rezolutën e Palestinës?

Shqipëria nuk votoi në OKB, dhe ne ishim shumë të kënaqur në këtë drejtim. Ministri ynë i Jashtëm e mori direkt në telefon zotin. Panariti për ta falenderuar.

Jeni në dijeni për presionin e Erdogan ndaj qeverisë shqiptare për një votë në favor të rezolutës së Palestinës?

Kam parë informacion rreth kësaj teme dhe më vjen keq për Turqinë që mundohet të ndikojë mbi votën e lirë të Shqipërisë dhe jemi të kënaqur që Shqipëria su ndikua nga kjo. Më vjen keq që Turqia që deri para katër vjetësh ka qenë një aleat i fortë i Izraelit. Kemi pasur një bashkëpunim ku përfitonin të dy palët, ndoshta ftohja ndodhi pasi BE nuk e afoi Turqinë sic mendonte ajo. Apo se disa politkanë turq mendojnë se do kthehen në kohën e artë të Turqisë potente.

Çfarë përfiton Palestina me rezolutën?

Mund të themi që në fakt në terren skanë arritur asnjë përfitim. Vota ishte që të merrej si shtet vëzhgues në OKB, por natyrisht ka disa përfitime. Për momentin forcat izraelite ndodhen në vijën e lumit Jordan, jashtë zonës ku pritet të krijohet shteti palestinez.

Thuhet se qytetarët arabë në Izrael shihen si njerëz të dorës së dytë, e vërtetë është kjo?

Mund t’ju them se qytetarët arabë të Izraeli sjanë qytetarë të dorës së dytë, por të dorës së parë.Kanë përfaqësinë e tyre në parlament dhe kanë kushtet më të mira ekonomike. Kishte zona ku jetonin arabë-izraelitë dhe nuk duan ti bashkohen shtetit të Palestinës.

Jeni në prag të zgjedhjeve, mendoni se ndryshimi  i mundshëm në qeveri mund të sjellë ndryshim në marrëdhëniet me Shqipërinë?

Në asnjë mënyrë jo. Mund ta them me siguri të plotë. Asnjë ndryshim që mund të ndodhë në klasën politike në dy shtetet nuk do të japë asnjë ndikim në politikat tona, midis marrëdhënieve të dy popujve.

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Current ye@r *