Kaos me transportin - Alitalia në grevë, anulohen dhe dy fluturime me Shqipërinë
20/03/2017 - 9:54 Nga: Alba Kepi

Shoqëria e flutrimeve Alitalia informon se për shkak të grevës së punonjësve të kontrollit, sot rreth 40 % e fluturimeve kombëtare e ndërkombëtare me këtë kompani, janë anulluar.

Greva 24 orëshe përfshin anullimin e rreth 220 fluturimeve mes të cilave dhe dy fluturimet me numër AZ 582 Roma- Tirana e AZ 585 Tirana- Roma.

Grupet sindikaliste të punonjësve të kësaj shoqërie ajrore protestojnë ndaj planit të ri financiar, të sapo miratuar nga drejtuesit e Alitalias, i cili parashikon shkurtimin e 2037 vendeve të punës për personelin në tokë e të rreth 400 punonjësve të personelit fluturues.

Plani financiar i Alitalias për 2017 kërkon një reduktim prej 240 milion euro të shpenzimeve të jashtme të shoqërisë në sektorin e mirëmbajtjes, pastrimit, furnizimit ushqimor etj.

Në vitin 2008, Alitalia numëronte 22 mijë punonjës. Dy krizat ekonomike që kanë përfshirë këtë shoqëri, përkatësisht më vitin 2008 e më 2014 kanë pasur pasojë humbjen e rreth 10 mijë vendeve të punës e aktualsiht numri i punonjësve të Alitalias është rreth 12 mijë.

Grupet sindikaliste të punonjësve të kësaj shoqërie deklarojnë se “plani i i ri financiar është i papranueshmë pasi parashikon vetëm reduktime financiare e shkurtimi i vendeve të punës të punononjësve të saj vë në vështirësi ekonomike dhjetra mijëra familje italiane.”

Lista e fluturimeve të anuluara 

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
A e dini se të hani sekrecionet e hundës është e shëndetshme?

Close