Operacioni "Bixhozi" - Grabiti kazinonë tek “Selvia” në Tiranë, arrestohet pas 5 ditësh 26 vjeçari
17/02/2017 - 13:23

Arrestoi pas pesë ditësh autori i grabitjes së kazinosë në zonën e “Selvisë” në Tiranë.

Operacioni i koduar ‘Bixhozi” ka çuar në pranga shtetasin Jurgen Kovaçi, 26 vjeç, banues në Tiranë, (i dënuar më parë në fushën e narkotikëve).

Me anë të një pistolete lodër, ai ka arritur të grabisë xhiron ditore prej rreth 20.000 lekë nga arka e kazinosë.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 12.02.2017 rreth orës 20:58 në vendin e quajtur “Selvia” në rrugën e “Dibrës” ky shtetas ka hyrë në kazino dhe duke kërcënuar punonjësit dhe ka arritur të marrë prej andej shumën ditore rreth 20.000 lekë”, njofton policia e kryeqytetit.

Ne foto: Momenti i arrestimit

Ne foto: Momenti i arrestimit

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhje me dhunë”.

Grabitet kazinoja tek “Selvia” nën kërcënimin e pistoletës lodër

Publikohet videoja e grabitjes së kazinosë, “Shpejt nxirri lekët”

Video nga grabitja:

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Political dialogue, PM Rama: Ready to dialogue, but without conditions

Close