Aksidentohet në Maqedoni ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj
16/07/2017 - 22:20

Ish-ministri i Financave Arbën Ahmetaj është plagosur në një aksident automobilistik në Maqedoni. Lajmi është bërë publik nga mediat shqiptare në Maqedoni, sipas të cilave aksidenti ka ndodhur pasditen e së dielës në kryqëzimin e autostradës në pikën kufitare Tabanoc – Kumanovë.

Sipas TetovaSot në aksident janë përfshirë një autobus dhe dy automjete, njëri prej të cilëve Range Rover me targa të shqiptare të cilën  e drejtonte  ish-ministri Financave të Shqipërisë. Në këtë aksident janë lënduar  14 persona, mes tyre edhe ish-ministri Ahmetaj.

Ky aksident u konfirmua edhe nga zv/ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Agim Nuhiu, i cili ka vizituar në ambientet e spitalit ish-ministrin Ahmetaj. 

“Falë Zotit, vëllai yne, ish ministri i Financave i Shqipërisë z. Arben Ahmetaj iu shmang pasojave dhe lëndimeve të rënda trupore nga një aksident automobilistik të pësuar në orët e pasditës në afërsi të Kumanovës. Edhe personat e tjerë të aksidentuar kanë pësuar lëndime trupore dhe janë jashtë rrezikut për jetë!  Uroj shërim të shpejtë për të gjithë të aksidentuarit”, shkruan Nuhiu në FB.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
ALUIZNI i vë shtëpinë në emër të vëllait, BOOM zgjidh problemin

Close