Aksidentohet në Itali Eduart Ndocaj
10/08/2017 - 15:23

EduartNdocaj, deputet deri në shtator është aksidentuar me makinë në autostradën e Parmas në Itali.

Vetë ai ka postuar në facebook foto ku duket makina e dëmtuar dhe ai ndodhet në spital.

Fotot janë shoqëruar dhe me një mesazh ku Ndocaj tregon se makina e tij është rrokullisur disa herë dhe falenderon Zotin që ka shpëtuar.  

Te dashur miq,
Falenderoj Zotin qe kam shpetuar nga nje aksident shume i rrezikshem. Ne austraden per Parma jam perplasur duke u rrokullisur disa here me makine e as vete e kuptoj se si kam shpetuar. Falenderoj Zotin per kete! Kjo eshte gjendja e makines pas aksidenti!
Tani jam mire dhe ju pershendes te gjitheve!

Eduart Ndocaj

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Basha: Ruçi pinjoll i diktaturës! Zgjedhjet u fituan në aleancë me krimin

Close