Fier - Aksidentohet familja, humb jetën e moshuara, plagoset 8-vjeçari
16/07/2017 - 17:14

Një grua e moshuar ka humbur jetën, ndërsa një fëmijë i mitur 8 vjeç është plagosur nga një aksident në autostradën Levan- Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e të dielës rreth orës 16:05 në fshatin Cakran, ku shtetasi Th.Sh, 54 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar mjetin tip “Skoda” me targë ZKY 1790, ka dalë nga rruga.

“Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme nëna e tij, shtetasja A.Sh, 88 vjeçe dhe ka pësuar dëmtime djali i tij i mitur 8 vjeç, i cili u dërgua me ambulancë në Spitalin Rajonal Fier”, sqaron policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Shtëpia parajsore!

Close