Itali - Aksidentohet çifti shqiptar, vdes gruaja 35-vjeçare
16/07/2017 - 17:01

Një çift nga Shqipëria është aksidentuar në mbrëmjen e djeshme në Xhenova të Italisë, si pasojë humbi jetën gruaja 35-vjeçare.

Mediat në Itali shkruajnë se aksidenti fatal ndodhi në autostradën A26 në Masone të Xhenovas ku çifti që po udhëtonte më një motor u përplas me një makinë.

Ata janë dërguar me urgjencë në spital, por disa orë më vonë gruaja, Denisa Veliko ka ndërruar jetë.

Çifti mësohet se ishte nisur për tu bashkuar me fëmijët që ishin në bregdet. Ata jetonin në Cormano në Milano dhe udhëtonin me një motor që drejtohej nga shqiptari Aleks Gjika, 40 vjeç

Policia ka ndaluar edhe shoferin e makinës dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Gjoba mbi 500 euro për turistët që ndotin qendrën

Close