Reagimi - Aksidenti, PDIU: Prokuroria të mos ndikohet politikisht. PD në mjerim
12/08/2017 - 11:36

Partia Drejtesi Integrim Unitet i kërkon Prokurorisë dhe Policisë të mos ndikohet politikisht në zbardhjen e aksidentit të ndodhur mëngjesin e sotëm ku deputeti i kësaj partie Aqif Rakipi përplasi për vdekje një kalimtar.

PDIU ka dhe një përgjigje për PD-në e cila hodhi dyshime për manipulim të provave për ‘mikun e ngushtë të Ramës”.  

“PD, në mjerim, kërkon të bëjë politikë e opozitë me një aksident tragjik. Prokuroria e Policia të mos ndikohet politikisht e nuk sheh që është ende në qeveri; është për të ardhur keq që përpiqet mjerisht të abuzojë me raste aksidentesh e fatkeqësish. PDIU i kërkon Prokurorisë dhe Policisë të mos ndikohet politikisht në zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike”

Deklarata për shtyp mbyllet duke i shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit për këtë fatkeqësi tragjike.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close