Një ditë pas - Aksidenti në Lezhë, rruga me sinjalistikë, por nuk u zbatuan rregullat
17/07/2017 - 16:31 Nga: Elvis Hila

Aksidenti i rëndë në Lezhë në humbi jetën një pushues nga Kosova dhe u plagosën 6 persona të tjerë, kishte si shkak papërgjegjshmërinë në qarkullim. Rruga është e pajisur me sinjalistikë dhe sipas policisë, shkaktari i aksidentit bënte manovra të rrezikshme në rrugë edhe pse në mjet kishte familjarë të tij. Shefi i Policisë Rrugore të Lezhës, Mit’hat Tola, paralajmëroi masa të forta për kundravajtësit e rregullave të qarkullimit.

Aksidenti i pasdites të së dieles në superstradën Lezhë-Shkodër është papërgjegjshmëri e dy vellezërve, drejtues në dy mjete të ndryshme të cilët po udhëtonin në drejtim të Shkodrës. Edhe pse udhëtonin me familjarët e tyre ata bënin manovra të rrezikshme e për pasojë shkaktuan aksidentin me një viktimë e 6 të plagosur.

Në vendin ku ndodhi aksidenti gjatë paradites së sotme ishte dhe drejtori i Policisë Rrugore Mit’hat Tola, i cili ka paraqitur masat që do të merren ndaj kundravajtësve në rrugë.

Sipas tij, shkaku kryesor i aksidenteve është mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, ndaj policia do të përqëndrohet me patrulla shtesë në zonat me rrezik të lartë aksidentesh.

Mit’hat Tola: Aksidentet rrugore në 90% të rasteve vinë nga gabimet njerëzore të drejtuesve të mjeteve, një përqindje shumë e vogël është sinjalistika dhe kushtet e rrugës. Gjithmonë në aksidentet rrugore, rruga ose e përkeqëson ose e ndihmon aksidentin. Do të fokusohemi bashkërisht tek shkeljet, sa faj ka rruga, sistemi i sinjalizimit, këto janë për të bërë analiza më të detajuara në kohët e mëvonshme.

Aksi rrugor ku ndodhi aksidenti është i pajisur me sinjalistikë.

Në pranga si shkaktar i aksidentit ka rënë, Besnik Bekteshi, drejtuesi i mjetit ‘Audi’, i cili bëri parakalim të gabuar, çka solli përplasjen e tre mjeteve.

Nga aksidenti humbi një emigrant kosovar që po shkonte me pushime pranë familjes së tij, ndërsa u plagosen rëndë 6 përsona mes tyre dhe 2 fëmije.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Trade with foreign countries, INSTAT: Exports of construction materials and metals increased

Close