Lezhë, Gjirokastër e Fier - Aksidentet përgjakin rrugët, 3 të vdekur dhe 7 të plagosur
16/07/2017 - 21:17

Aksidentet rrugore kanë përgjakur rrugët duke e çuar në 3 të vdekur dhe 7 të plagosur bilancin e kësaj të diele në Lezhë, Gjirokastër e Fier.

Në Lezhë, 1 person ka humbur jetën ndërsa 6 të tjerë janë plagosur në aksident rrugor në aksin Lezhë-Shkodër. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në kryqëzimin e fshatit Gjadër ku janë përplasur tre automjete. Sipas burimeve policore, viktima është një shtetas 39 vjeç me iniciale B.F. nga Kosova, ndërsa 4 të plagosur në gjendje të rëndë janë transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë. Dy të plagosur të tjerë, sipas policisë, po trajtohen në Spitalin Rajonal të Lezhës. Pasi kanë mbërritur në vendngjarje, shërbimet policore kanë konstatuar se janë përplasur me njëri tjerin mjetet Volksëagen me targë DBF 54 me Audin me targë SH 0044E dhe me Benzin me targë AA 627 JH.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i mjetit tip “Audi” si dhe një manovër e tij, megjithatë, grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Ndërkaq, një tjetër aksident është shënuar në afërsi të fshatit Dervician në Gjirokastër, ku një automjet ka aksidentuar për vdekje një 87-vjeçar me iniciale A.Q, banues në Sarandë. Autori nuk është identifikuar ende, pasi është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Më herët, një 88-vjeçare humbi jetën në Fier po për shkak të një aksidenti rrugor, ndërsa nipi i saj 8 vjeç ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në autostraden Levan-Tepelene pranë fshatit Cakran, ku automjeti tip “Skoda” që drejtohej nga djali i saj, shtetasi me iniciale Th.SH ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Numri i aksidenteve njeh rritje gjatë sezonit veror, kur fluksi i pushuesve është i lartë dhe kur mjaft emigrantë kthehen për të pushuar në vendlindje. Në disa zona, gjatë orëve të vona të natës ekziston edhe fenomeni i mungesës së patrullave, duke sjellë edhe abuzime nga ana e drejtuesve të mjeteve, dhe si rrjedhojë edhe aksidente rrugore.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Pamje nga vendi i ngjarjes

Pamje nga vendi i ngjarjes

Trafiku i automjeteve i krijuar si pasoje e aksidentit

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
U kapën me 200 mijë paund kokainë, 20 vjet burg për tre shqiptarë

Close