Tirane - Aksident në Rrugën e Elbasanit, plagosen 2 të rinj me motor
20/03/2017 - 12:56

Një aksident është shënuar paraditen e sotme në rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Një motor ku udhëtonin dy të rinj është përplasur me një makinë në Urën e Tabakëve rreth orës 12:00 të mesditës së sotme.

Në motor ndodheshin dy shtetas, përkatësisht A. G., 35 vjeç dhe E. K., 34 vjeç dhe në automjetin tip” Benz ” udhëtonte shtetasi T. H.

Ata janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën e nevojshme si dhe po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes

Gazetarja Jonida Tasho na solli për Ora News  pamjet nga vendi ku ndodhi aksidenti

 

 

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Xhaçka pret homologun kosovar: Mbështetje për integrimin në NATO

Close