Aksident në Librazhd, makina del nga rruga, plagoset rëndë 20-vjeçarja
17/03/2013, 13:00
Përditesuar: 17/03/2013, 13:08

Një 20-vjeçare është plagosur paraditen e sotme në Librazhd pasi automjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga dhe është përplasur.

Ngjarja e rëndë është shënuar pranë fshatit Hotolisht ku makina tip fuoristradë e cila drejtohej nga shtetasi Zyber Çota ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur 20-vjeçarja Aida Çota e cila udhëtonte si pasagjere.

Menjëherë e plagosura është dërguar me helicopter drejt spitalit Ushtarak në Tiranë pasi ndodhet në gjendje të rëndë ndërsa drejtuesi I mjetit nuk ka pësuar lëndime.

Ndërkohë policia e Librazhdit ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Zyber Çota ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento