Aksident në Elbasan, humb jetën 11-vjeçarja
13/08/2017 - 8:17

Një aksident me pasojë vdekjen e një vajze 11-vjeçare ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik –Papër, në fshatin Valas mëngjesin e së dielës.

“Mjeti tip ” Ford” veturë me targa AA 503 KN që drejtohej nga shtetasi A.H., 54 vjeç banues në Sarandë ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka gjetur vdekjen 11-vjeçarja, e cila ka qenë pasagjere në mjet,”-raporton policia e Elbasanit.

Drejtuesi i automjetit dhe dy shtetaset me iniciale A.Sh., 54 vjeçe banuese në Korçë dhe  K.Sh., 74 vjeçe banuese në Sarandë, që ishin pasagjere në mjet janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore dhe proçeduriale për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close