Prezanton kandidatin Shehi - Ahmetaj: Opozita e çadrës kërkon ta kthejë Kavajën në mollë sherri
15/04/2017 - 19:15 Nga: Besmira Pelushaj

Nga Kavaja ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie të PS për zgjedhjet e 7 majit, Arben Ahmetaj akuzoi opozitën se me protestën e planifikuar në datën e zgjedhjeve po shkel ligjin, duke thyer edhe heshtjen zgjedhore. Teksa përsëriti se qeveria mbetet e hapur për dialog pa kushte, i deleguari i PS për Bashkinë Kavajë tha se kërkesa e opozitës për qeveri teknike nuk negociohet.

I deleguari i Kryesisë së Partisë Socialiste në Kavajë dhe Rrogozhinë, Arben Ahmetaj, teksa prezantoi kandidatin e PS për kryetar Bashkie në zgjedhjet e 7 majit, Klodian Shehi, akuzoi opozitën se po shkel ligjin me protestën që do të zhvillojë në ditën e zgjedhjeve.

Ahmetaj: “Opozita e çadrës sot kërkon ta ktheje Kavajën në një mollë sherri dhe kërkon të thyejë çdo llloj ligji dhe kërkon të bëjë protestë në datën e zgjëdhjeve duke shkelur dhe heshtjen zgjedhore duke shkelur çdo lloj normaliteti. Kavaja nuk mund të provokohet nga askush. Dhe qyteti I Kavajës nuk mund të bëhet pjesë e një sherri të paprinciptë që opozita do të hapi në kurriz të Kavajës dhe Shqipërisë”.

Ahmetaj përsëriti qendrimin e kryeministrit Edi Rama, se nuk do të ketë negociata për qeveri teknike, duke akuzuar opozitën se refuzon dialogun.

Ahmetaj: “Opozita refuzon të dialogojë për zgjidhjen e një ngërci artificial. Zgjedhjet nuk janë të partive por të qytetarëve, prandaj do të shkojmë në 18 qershor në zgjedhje. Ne jemi gati të dialogojme për çdo gjë por për zgjëdhjet dhe qeveri teknike ne nuk dialogojmë”.

Ndërsa kandidati i PS-së për kryetar Bashkie, Klodian Shehi, ftoi qytetarët që më 18 qershor të votojnë për vijimësinë e projekteve të nisura, për t’i kthyer qytetit të Kavajës vlerat.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close