Skandali i incineratorëve, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto shpallen në kërkim ndërkombëtar

Kërkimet e policisë shqiptare për të prangosur brenda vendit Stela Gugallja dhe Klodian Zoto për të cilët ka edhe nje vendim gjykate  kanë rezultuar të dështuara. Kjo ka bëre që SPAK të kerkojë nga policia   kërkimin ndërkombëtar të tyre me dyshimin se mund të jenë larguar jashtë vendit. Aktualisht i arrestuar për abuzimet me incineratoret është vetëm ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Pas më shumë se një muaj kërkimesh brenda territorit shqiptar Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga Policia e Shtetit të shpallë kërkimin ndërkombëtar për dy të kërkuarit e skandalit korruptiv të incineratorin e Elbasanit, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.

Zyrtarisht për ta do të nisë kërkimi edhe jashtë territorit shqiptar, ndonëse në sistemin TIMS rezultojne të mos e kenë kaluar kufirin.

Aktualisht i arrestuar për abuzimet me incineratorin e Elbasanit është vetëm ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ndërsa  Gugallja dhe Zoto arritën t’i shpëtonin prangosjes pasi nuk u gjetën në banesë pasi gjykata pranoi kërkesën për arrestimin e tyre. 

Në njoftimin e SPAK thuhet se kompania  “Albtek Energy” sh.p.k. shoqëria që ka përfituar koncensionin dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k. shoqëria që ka zbatuar punimet për ndërtimin e objektit të koncensionit,  kanë marrë fatura dhe kanë kryer pagesa për punime që në të vërtetë nuk janë kryer nga këto shoqëri tregtare. 

“Albtek Energy” ka deklaruar në mënyrë fiktive 2.950.000 euro ndërsa “Integrated Technology Services” 735.000 Euro, 3.7  milionë euro gjithsej. 

Sipas SPAK shifrat e deklaruara si shpenzime dhe që janë fiktive janë përfituar nga Lefter Koka, pra mbi 3.7 milionë euro gjithsej.

Këto para Lefter Koka i ka marrë në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Albtek Energy” për koncesionin. 

Stela Gugallja dhe Klodian Zoto sipas SPAK si pronarë të 2 kompanive kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, të realizuar nëpërmjet dy shoqërive tregtare respektive, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare.

Skandali i incineratorëve, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto shpallen në
Stela Gugallja dhe Klodian Zoto

EMISIONET