Droga në port - Kush e futi heroinën në çantë? Të arrestuarit fajësojnë njëri-tjetrin
11/01/2017 - 10:45

Asnjëri nga dy të arrestuarit për 2.3 kg heroinë në një prej trageteve të linjës Durrës-Bari nuk ka marrë përsipër lëndën narkotike.

Edhe pse katër pakot e drogës të mbështjella me celefon u gjetën në dhomën e tragetit të pronotuar nga Laureta Lama dhe Bashkim Hasani, konkretisht në çantën e dorës së gruas, në deklarimet e para për policinë ata kanë fajësuar njëri-tjetrin.

Gazetari jonë nga Durrësi raporton se Laureta Lama ka deklaruar për policinë se Bashkim Hasani mund ta ketë futur në çantën e saj të dorës lëndën narkotike.

Nga ana tjetër edhe 67-vjeçari Hasani ka deklaruar se nuk ka lidhje fare me lëndën narkotike dhe se ajo i përket Laureta Lamës.

Policia e Durrësit po vijon hetimet, ndërsa ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e një personi të tretë, shtetasin E.Ç. 29 vjeç, banues në Tiranë.

Lexo më shumë në: Kapen 2.3 kg heroinë në tragetin e linjës Durrës-Bari

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
“Mbretëresha” greke e trafikut kapet me 392 kg kanabis

Close