“Zgjedhjet e 6 marsit test”, Kulluri: Basha nuk është më opozitë, njeri i dështuar

Më 6 mars do të mbahen zgjedhjet vendore në 6 bashki të vendit tonë.

Në lidhje me këtë ish-anëtari i Këshillit Kombëtar, Edvin Kulluri, në një intervistë për Ora News, është shprehur se Basha është përfolur si person i përfshirë në shumë afera korruptive ndërsa shton se ai nuk bën dot opozitë.

Ai ka shprehur dyshimet se Basha nuk do të marrë pjesë në këtë zgjedhje.

Edvin Kulluri: Basha është përfolur për shumë afera që është korruptuar nga mazhoranca, që nga porti i Durrësit,  që kanë dalë dokumente, që nga miliona  euro qe marrin familjarët e Bashës nga oligarkët. Këtu ka vetëm një oligark që është Kryeministri. Nuk ka oligark pa mbështetje politike. Kjo opozitë e ka të pamundur të bëjë opozitë sepse numrat e Bashës janë mizerabël në bazën e anëtarësisë së PD. Edhe sikur të dojë të bëjë opozitë nuk ka fuqi të bëjë opozitë. Dyshoj se në zgjedhjet lokale Basha me shumë mundësi nuk do të hyjë. 

Ndër të tjera Kulluri thekson se zgjedhjet e 6 marsit duhet të ishin shpallur më parë, sakaq  është shprehur optimist që Basha dhe Berisha do i fitojnë këto zgjedhje pasi janë përçarë.

Edvin Kulluri: Zgjedhjet duhet të ishin shpallur shumë më parë. Nuk mund të lihet asnjë bashki pa kryetar pa kryetar bashkisë. Më mirë sot se kurrë. Presidenti bëri shumë mirë që e shpalli datën, jo vetëm për të pasur kryetar bashkisë përkatëse por edhe për një test për të gjitha palët politike.

E vetmja opozitë që nuk do të bëjë zgjedhje është opozita e Lulzim Bashës, sepse nuk është më opozitë. E mban partinë me dhunë kundër vullnetit të shumicës së demokratëve. Se di si do e fitojnë këtë garë veç e veç, kur ata nuk kanë fituar së bashku. Lulzim Basha është një njeri i dështuar.

Intervistoi Siklajda Shorja, përgatiti Anila Kolgjini.

EMISIONET