Shkodër - 10 mijë lekë për të mbështetur PSD. Denoncimi nga Tom Doshi
18/06/2017 - 14:25

Në Shkodër shënohet rasti i parë i denoncimit për tentativë të blerjes së votes.

Nën hetim mendohet se është vendosur Pjetër Prendi i cili premtonte 10 mijë lekë për çdo votë që do të jepej për Partinë Social Demokrate.

Denoncimi është bërë nga vetë kandidati i kësaj partie Tom Doshi, i cili shprehet se premtimet janë bërë pa dieninë e tij.

Ndërkohë nga Seksione Kundër Krimit Ekonomik Financiarë  në Drejtorinë Vendore të policisë së Shkodrës u referuan materialet proceduriale në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor dhe u shpall më kërkim dhe po punohet për kapjen e 42 vjeçarit. Po në Shkodër PD ka denoncuar një tjetër rastë dhune.

“Mbrëmjen e djeshme persona të paidentifikuar kanë dhunuar automietin e Kryetarit të Partisë Demokratike të njësisë administrative të Fjerzës zotin Gjin Pjetra duke i shpuar gomat me mjete prerëse dhe duke i thyer xhamat. Partia Demokratike i bënë me dije të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të saj se këto akte kriminale që përpiqen të prishin rendin dhe qytetarinë  me thyerje xhamash dhe makinash dhe dëmtime gomash jo vetëm që nuk do t’ja arrijnë qëllimit të tyre, por ata do të marrin edhe ndëshkimin e merituar para autoriteteve përkatëse.”

Pak ditë më parë ka qënë Partia Socialiste për Integrim që ka denoncuar raste të dunës ndaj mbështetësve të saj në Fier dhe në Lezhë.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close