Kush është modeli shqiptar që sfiloi për koleksionin e Gucci-t me Balenciaga-n?

Kush është modeli shqiptar që sfiloi për koleksionin e

Koleksioni "Aria" i Gucci-t i shfaqur në një sfilatë me rastin e 100-vjetorit të markës, dhe i frymëzuar nga koleksioni i parë i Demna Gvasalia-s për Balenciaga-n, bëri shumë bujë.

Koleksioni i veçantë që mbante detaje nga të dyja firmat e famshme të luksit bëri xhiron e mediave dhe shkoi përtej çdo pritmshmërie. Mirëpo, ajo që nuk dinim ishte se një prej modelëve që prezantoi në pasarelë veshjet e “Aria” është shqiptar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by call me JOLLY :) (@jolandnovaj)

Prive ka bërë të ditur se i riu quhet Joland Novaj, është 21 vjeç dhe është me origjinë nga Prizreni. Ai jeton prej vitesh me familjen në Amerikë dhe është bërë pjesë e fushës së modës. Sigurisht që të sfilosh për Gucci-n nuk është një arritje e vogël, prandaj edhe Novaj nuk mund të qëndronte pa e shfaqur emocionin në rrjetet sociale.

Kush është modeli shqiptar që sfiloi për koleksionin e

“Nuk mund të besoj që pashë veten duke ecur në shfaqjen Aria të Gucci-t, me të vërtetë një nder të jem pjesë e gjithë kësaj. Festojmë 100 vitet e Gucci-t”, -ka shkruar modeli shqiptar, duke falënderuar drejtorin krijues të markës së famshme, Alessandro Michele, dhe gjithë njerëzit që e bënë të mundur praninë e tij.

Mes disa fotove nga pasarela, ai ka ndarë edhe një foto ku qan me lot gëzimi.

EMISIONET