Zbulohet liqeni sa Meksika me karbon të shkrirë
16/02/2017 - 20:14

Një liqen masiv karboni i shkrirë sa madhësia e Meksikës është zbuluar në Shtetet e Bashkuara dhe kjo mund të shkaktojë kaos tek klima nëse ‘çlirohet’.

Shkencëtarët kanë hartuar një zonë të thellë të Tokës që mbulon rreth 1.8 milionë km katror, e cila është sa madhësia e Meksikës dhe mund të shkaktojë dëme të parikuperueshme për mjedisin.

Zbulimi ndryshon pikëpamjen e shkencëtarëve se toka përmban shumë më tepër karbon se sa besohej më parë.

Shkencëtarët kanë përdorur një sërë sensorësh për të pikturuar një foto të “liqenit”. Studimi është kryer nga gjeologët në Universitetin Royal Holloway në Londër, të cilët kanë përdorur një rrjet të madh prej 583 sensorë sizmikë që masin dridhjet e tokës për të krijuar një pamje të sipërfaqes së thellës në zonë.

Kjo pjesë e brendshme e sipërfaqes së tokë, është e njohur për temperaturat e larta të karbonit të ngurtë dhe të shkrirë, duke prodhuar dyoksid karboni dhe gazra, e vendosur rreth 350 km nën sipërfaqen e tokës.

Pas këtij zbulimi, shkencëtarët besojnë se sasia e CO2 në mantelin e sipërm të okës mund të jetë deri në 100 trilionë ton metrikë, ndërsa më parë besohej se ishte rreth 10 miliardë ton metrikë.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close