Tre astronautë kthehen sot në Tokë pas 173 ditësh
10/04/2017 - 9:37

Një astronaut amerikan dhe dy kosmonautë rusë, pritet që sot të kthehen në Tokë, pas 173 ditësh të kaluara në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Komandanti i SHBA-së, Shane Kimbrough, rusët Andrei Borisenko dhe Sergei Ryzhikov, janë duke u përgatitur të ulen sot në Kazakistan.

Astronautja Peggy Whitson sot ka marrë komandën nga Kimbrough të Stacionit Ndërkombëtar të Gjithësisë, shkruan Evropa e Lirë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close