Teleskopi i NASA-s i ka gjetur edhe 10 planetë si Toka jashtë Sistemit Diellor
21/06/2017 - 7:15

Astronomët i kanë shtuar 10 kandidatë në listën e planetëve përtej Sistemit Diellor, që po rritet gjithnjë e më tepër, me madhësi dhe temperaturë si në Tokë, duke i shtuar gjasët që atje mund të ketë kushte për jetë.

Shkencëtarët i kanë gjetur këta planetë kandidatë, gjatë observimeve të 200 mijë yjeve në konstellacionin Cygnus me Teleskopin Kepler të Gjithësisë së agjencisë amerikane, NASA.

Këto bota me gurë, që janë zbuluar së fundit, kanë largësi të duhur nga yjet amë për ujë, nëse ai ekziston, për të krijuar pellgje në sipërfaqen e tyre. Shkencëtarët besojnë se uji në gjendje të lëngët është përbërësi kryesor për jetë.

“Një pyetje e rëndësishme për ne është se a jemi ne të vetëm?” tha shkencëtari në programin Kepler, Mario Perez, një një bisedë telefonike me gazetarët, dhe ka shtuar se “ndoshta Kepleri sot na thotë ne në mënyrë indirekte… se ne nuk jemi vetëm”.

Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Gjithsësisë e Shteteve të Bashkuara e ka lansuar teleskopin Kepler në vitin 2009, për të mësuar nëse planetët e ngjashme me Tokën janë të zakonshëm ose të rrallë.

Me të dhënat finale të analizave të Keplerit në dorë, shkencëtarët thonë se ata tash mund të punojnë në përgjigje të pyetjes së paraqitur, që është hap madhor në vlerësimin e gjasëve se jeta ekziston përtej Tokës.

Gjatë katër viteve prej lansimit të teleskopit të Keplerit, janë gjetur 2,335 planetë të konfirmuar, në një pjesë të vogël të së ashtuquajturës galaktikë Milky Way, përfshirë 50 bota sikur Toka./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
City hall’s investments, Mayor inspected work for construction of 23rd playground

Close