Telefoni i parë në botë me 4 kamera
05/05/2017 - 15:53

Kompania Oukitel do të sjellë gjatë këtij muaji U22, telefoni i parë në botë me katër kamera.

Oukitel në këtë mënyrë do të lançojë për përdoruesit pajisjen me dy kamera të përparme dhe dy të pasme.

Kamerat e parme do të kenë 5 MP dhe 2 MP, ndërsa dy kamerat tjera do të kenë 8 MP, përkatësisht 2 MP, transmeton kp, shkruan Syri.net Telefoni do të ketë edhe sensorin për skanimin e gishtërinjve, ndërsa për konsumatorët do të ofrohet në tri lloj ngjyra: e bardhë, e zezë dhe e artë.

Pajisja pritet të jetë në para-shitje kah mesi i këtij muaji./ATA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Itali, 33 vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në punë

Close