Tani mund të blini një veturë… fluturuese!
13/02/2017 - 15:32

AMSTERDAM, 13 shkurt /ATSH-AFP/ – Këtë javë, prodhuesi i automjeteve fluturuese PAL-V filloi zyrtarisht shitjen e modeleve të saj tregtare, “Liberty Pioneer” dhe “Liberty Sport”, makina e parë fluturuese në botë e tregtuar tashmë është një realitet.

“Pas vitesh përpjekjesh lodhëse, duke kaluar vështirësi teknike dhe çertifikimi, ekipi jonë arriti të krijojë një veturë fluturuese inovative, konform me normat e sigurisë ekzistuese të përcaktuara nga organet rregulluese në botë”, deklaroi Robert Dingemanse, drejtori i përgjithshëm i PAL-V.

Në përfundim me sukses të programeve testuese të mjeteve të tyre konceptuale nga në vitin 2009 dhe 2012, PAL-V filloi krijimin e produkteve tregtare që dalin sot në treg./G.S/

/ATA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Australi, kapet krokodili gjigant

Close