“Swarovski” përgatitet për një smartwatch
04/01/2017 - 20:46

Marka e njohur ”Swarovski” është gati të hyjë në segmentin e smartwatch-ëve të tipit “Android Wear” në pjesën e parë të vitit 2017.

Ky lajm erdhi në mënyrë të papritur, gjatë konferencës për shtyp të gjigantit “Qualcomm” në CES 2017.

Në fakt prodhuesi i procesorëve ka konfirmuar se pikërisht produkti i tij “Snapdragon” i dedikuar për “smartwatch”-t do të përdoret nga “Swarovski” për orën e tij të parë smart.

Prezantimi pritet të bëhet gjatë edicionit të radhës së “BaselWorld” më 23 mars, që është salloni botëror më i rëndësishëm përsa i përket sektorit të orave. /ata/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Opposition front , DP and SMI demand the removal of the prime minister

Close