Super-mjeti me shpejtësi ekstreme, lë pas avionët
29/03/2017 - 11:56

Një kompani transporti ka prezantuar projektin e saj më të ri që të “Hyperloop One”, i cili synon transport me shpejtësinë e zëri dhe kjo do t’ua kalojë avionëve dhe sigurisht edhe mjeteve rrugore.

Prezantimi është bërë në samitin e Abu Dhabit në Lindjen e Mesme.

Kompania mendon se ajo do të mund të thith rreth 12 miliardë dollarë, nga 35 miliardë dollarë që është totali i transportit të mallrave në rajonin e Gjirit, duke përfshirë këtu edhe 7 miliardë dollarë të tregut aktual të mallrave nga ajri.

Fillimisht, kompania ka menduar që të bëjë transportin e mallrave dhe më pas të pasagjerëve me shpejtësi ekstreme. Mjeti do të lëvizë me një shpejtësi me 1080 km në orë, duke kaluar kështu edhe avionët.

Projekti pritet të zbatohet fillimisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke synuar transformimin e ekonomisë së këtij vendi, tha Shervin Pishevar, Kryetar Ekzekutiv dhe bashkë-themelues i Hyperloop One.

Përveç kësaj, projekti pritet të hapë mundësi punësimi për 200 milionë të rinj në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut. Samiti në Abu Dhabika nisur më 27 dhe përfundon më 30 mars.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Vajza shkon në shkollë me protezë në këmbë, shokët e presin të lumtur

Close