Shqiptari nga Kosova krijon aplikacionin android për të huajt në Itali
02/07/2017 - 12:05 Nga: Elvana Bilalaj

“Infostranieri” quhet aplikacioni që u vjen në ndihmë të huajve në Itali dhe idea e realizimi kanë qenë të shqiptarit nga Kosova Bashkim Sejdiu. Aplikacioni mund të shkarkohet nga sistemet operative Android apo iOS dhe ofrohet në 10 gjuhë të ndryshme, ku përfshihet edhe gjuha shqipe.

Nëpërmjet disa formularëve dixhitalë shpjegohen praktikat burokratike dhe dokumentat që nevojiten për të aplikuar për Permesso di Soggiorno (Leje qendrimi), për bashkim familjar, për nënshtetësinë italiane apo edhe të tjera si këto.

I projektuar dhe krijuar në vitin 2014-të, aplikacioni paraqitet i suksesshëm dhe për ideatorin Sejdiu kjo është një arritje e madhe.

Kush është Bashkim Sejdiu?

I cilësuar si emigranti që mbështet integrimin e të huajve, Sejdiu ka lindur 34 vite më parë në Preshevë, në Kosovë dhe familja e tij u transferua në Itali kur ai ishte vetëm 10 vjeç, aktualisht jeton në Varese, në rajonin e Lombardisë.

Gjatë një interviste të dhënë në Itali për Radio Dj, ideatori shqiptar ka shpjeguar se aplikacioni ka si qëllim të jetë një mjet ndihmës për të huajt që vijnë për herë të parë në Itali, si edhe për ata që jetojnë prej kohësh në territorin italian.

Sipas Sejdiut, ky aplikacion përmban të gjithë informacione që ai do të kishte dashur të kishte kur shkeli për herë të parë në Itali dhe gjithashtu nëpërmjet tij emigranti arrin të jetë sa më autonom në zgjidhjen e çështjeve burokratike, duke përmirësuar dhe përshpejtuar kështu integrimin në shoqërinë italiane.

Vështirësi dhe paragjykime

Por nuk ka qenë e thjeshtë për shqiptarin e Kosovës që të arrinte në realizimin e idesë së tij pasi i është dashur të përballet me vështirësi dhe paragjykime të shumta, siç shprehet ai, ky projekt nuk shihej me sy të mirë nga shumica.

Mes vështirësive, përkushtimit dhe këmbënguljes, Bashkim Sejdiu arriti të bindte institucionet italiane duke u shpjeguar atyre potencialin dhe dobinë e këtij aplikacioni.

Pyetjes se cila është gjuha më e shkarkuar e këtij aplikacioni, Sejdiu i është përgjigjur se nuk ekziston një e tillë me përqindje më të lartë shkarkimi, pasi përdorimi është omogjen nga ana e të huajve që ndodhen në Itali.

Për 34-vjeçarin nga Kosova, ‘Infostranieri‘ nuk është vetëm një dixhitalizim i informacioneve që u vijnë në ndihmë të huajve, por është edhe një mjet i rëndësishëm që ndihmon institucionet italiane për t’u gjendur më pranë njerëzve me kombësi të ndryshme që jetojnë apo që do të jetojnë në Itali.

Bashkim Sejdiu e cilëson veten si shqiptari i vetëm që është bërë i famshëm në Itali për krijimin e një aplikacion dhe për të, ky realizim ka qenë jo vetëm një detyrim moral por edhe një ëndërr e bërë realitet.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. ide ,ndihmes praktik rezultat ,,bashkpunim says:

    shqiptaret per nje shekull vuajten zhvillimin e mendimit organizimin shkencore ,perpunimin e ideve perzgjelljen formulimin,ndihmesen bashkpunimin cilesin konkurencen ,me tregun e gjith kjo ndolli per shkaqe korrupsioni burrokratike formimi dhe per ket shkak shqiptaret nuk kan nje organizem te shendoshe zhvillimi te afte per ti dhene zgjillje te brendeshme nevojave kombetare te cilat jan te lillura organikisht me jeten shoqerore ,dhe kesht qe te gjith kerkojne zgjillje diku jashte edhe ato pak talente te rralla qe kemi,edhe un praktikisht jam i lillur me kerkimin shkencore te pavorur ne fushen e energjis se lire per motorin premobil,kam 20vite qe e kerkoj ne shum fusha ze per ze ,por sefundemi u ndala tek kriku mekanik vida pambarim ku ashtu sic rrotullohet vida pambarim tek kriku ku ne hyrje don pak force dhe ne dalje ka shum force duke ndjekur me vemendje ne menyre te shpjegueshme arrita te kuptoj qe e njejta force per mallesi te ndrysheme vide pambarim arrihet dhe tek reduktori me shpejtesi rrotullimi te njejte ,por i shpjegushem eshte ligji njutonit per ingranazhet e zakoneshme qe forca eshte e njejte jo e malle por i shpjegueshem eshte dhe ligji qe qarteson viden pambarim tek kriku mekanik por ketu ka nje mister te vogel qe shkencetaret i kan rene tangent pa e perblellur duke len vakum por dhe tabele stop ketu ska rezultat,por un arrita ta perblell ket mister i cili eshte i shpjegueshem dhe pranueshme si gjitha ligjet tjera,ku me kete forme permes reduktorit 1me 1ne kombinimet dhe sasin e sakt plotesuese te shpjegueshme bindese ne arrim te kemi jo fuqi me te malle por mblellje fuqish te cilat na japin fuqi po aq sa jep vida pambarim tek kriku per mallesin qe ka ,ku keto nuk jan ingranazhe ku kur lillen njeri me tjetrin dhembet i kan drejteperdrejte dhe ven sa te duash se gjitha sebashku jep rendimentin 1 sepse forca rrotulluese eshte e drejtperdrejte ,por vid pambarim kuptimi reduktorit ku forcat priten terthorazi kjo ndryshon dhe numri i saket i tyre ploteson hapsiren e vijave te plotsimit te kuptimit te forces sic eshte ideja krikut vida dhe buloni ,dhe kjo mund te lillet me veten e vet me nje force impulsive fillestare duke mbetur me ate shpejtesi dhe vet rrotullimi vetrrotullim ketu me keto ide un mbylla lolljen time 20 vjecare ,kjo arritje do u sherbente gjitha fushave te zhvillimit shoqerore dobi pa dhogari pa ndotje dhe shpenzim,shpresoj qe te dale nje shqiptare qe me mundesit modeste te me ndihmoje financiarisht ne zbatimin teknologjik te saje duke mbetur pjes bashkpunimi ne te per ti sherbyer shoqeris dhe me gjer nese dikush pretendon te jet pjes le te lere nje numer komunikimi poshte keti komenti ishalla zoti ka caktu rrisk ne te per te gjith kjo don konsultim dhe eksprimentim

  2. elementet e motorit te mundeshem premobil says:

    3 vida pambarim 2 inganazhet e tyre ,8 cop ingranazhe lillese5 sisteme kontakti te njepasnjeshem ,njeri eshte amortizues force ,duke perfshir raportin[ 3plus 4,,,,[7]]kushdo shqiptare ilir qe e ndien veten te afte te me ndihmoje dhe te jete pjesmarres do me nderonte e mirpres ta shohim kete ide shumvjecare per kombin tim por dhe me gjere

Komento

Read previous post:
U kapën me 200 mijë paund kokainë, 20 vjet burg për tre shqiptarë

Close