Shpikja që do të shpëtojë miliona njerëz nga mungesa e ujit
04/04/2017 - 16:05

Një ekip hulumtuesish me bazë në Britaninë e Madhe kanë krijuar një ‘sitë’, e cila do t’i vijë në ndihmë të miliona njerëzve që vuajnë për mungesën e ujit të pijshëm. Shpikja e quajtur Graphene ka aftësinë të heq kripën nga uji i detit.

BBC shkruan se kjo pajisje mund të ndihmojë miliona njerëz për të pasur qasje në ujë të pastër dhe të pijshëm. Pajisja pritet të testohet dhe mund të jetë shumë efikase për filtrimin e ujit.

Zbulimi është publikuar në revistën “Nature Nanotechnology” dhe është zbuluar nga disa shkencëtarë në Universitetin e Maçesterit, i udhëhequr nga dr. Rahul Nair dhe tregon se si duke përdorur një derivat kimik i quajtur oksidi Graphene, mund të merret uji i pijshëm.

“Graphene” përbëhet nga një shtresë e vetme e atomeve të karbonit të rregulluara brenda një rrjete gjashtëkëndore.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. Anonymous says:

    nje gje e dobishme ne dobin njerzore kemi hyre ne fazen e mungesave qe erdhen si rezultat i padrejtesive njerzore ,ku i malli zot permes nje ajeti kuranore na terheq vemendjen ,,mos e shkaterroni token pasi qe ne e rregulluam ate,,,tani ket mrekulli te zotit me cdo miresi brenda token na la ne per nje kohe dergoj kuranin dhe synetin si ullezim dhe meshir per ne por ne me kete mendjen ton te ndritur nuk e perfillum duke vlersuar dhe mbeshtetur tek vetja egoja per pushtet dhe para dhe pa pyetur per rregulla as mas vetem deshira treguam dobesin tone dhe rrugen e vetshkatrrimit tone keto shpikje nuk jan asgje vec nje frymarrje artificiale per njerez ne gjendje kome kurr frymarrje e lire mbasi me mire se i rregulloj ai qe i krijoj nuk ka fuqi asku nga ne por ende nuk jemi vone per tu penduar tek krijuesi gjithesise per te kerkuar meshiren e tije me cdo gje qe ne na nevoiteti dhe duke ndjekur rrugen e tije si shpetim per ne

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Australi, kapet krokodili gjigant

Close