Samsung Galaxy S8 nuk do të lançohet muajin që vjen
23/01/2017 - 17:21

Samsung sapo konfirmoi se zjarret në modelet Gallaxy Note 7 janë shkaktuar nga bateria e telefonit.

Në një intervistë për Reuters, shefi i gjigantit elektronik Koh Dong-jin, tha se Galaxy S8 nuk do të lançohet muajin që vjen në Kongresin Botëror të Telefonave “Mobile Worlds Congress”.

Megjithatë, vonesa nuk është shokuese. Në nentor të vitit të kaluar, Wall Street raportoi se skuadra e Samsung po merrte në konsideratë një datë më të vonë për zbulimin e modelit të ri.

Samsung punon për të rritur sigurinë e produkteve të saj dhe po heton rreth zjarreve që ka shkaktuar bateria e Galaxy Note 7.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Shtëpia parajsore!

Close