Rrjeti i shpërndarjes i Alibaba-it do të ndërtojë 1 milion makina smart
23/05/2017 - 16:23

Gjiganti i internetit i Kinës, Alibaba, dhe krahu i dërgesave i grupit, Rrjeti Cainiao, do të bashkëpunojnë për të prodhuar rreth 1 milion automjete inteligjente nëpërmjet teknologjisë së përparuar të internetit.

Kompania tha se një sistem kompjuterik i përparuar do të analizojë në çast porositë dhe do të hartojë rrugën më efikase për ta dërguar. Kjo mënyrë dërgese do të ulë kostot dhe konsumin e energjisë.

Së pari plani është provuar në dy qytete të Kinës në muajin prill. Gjatë provës, automjetet inteligjente kryen udhëtime 30 për qind më të shkurtra dhe shpenzuan 20 për qind më pak.

Rrjeti Cainiao ka lajmëruar gjithashtu një ndihmë financiare prej 50 miliardë juan për zhvillimin e logjistikës./ATA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Itali, 33 vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në punë

Close