Robotët “thyejnë” sigurinë e kasafortave në 30 minuta
01/08/2017 - 19:35

Një grup hakerash ka ndërtuar një robot që mund të thyejë sigurinë e kasafortave. Ekipi i i hakerave në Kolorado ndërtoi një robot që thyen sigurinë dhe demonstroi gjithë procesin në kongresin e piraterisë në Las Vegas.

Roboti mori rreth 30 minuta për të goditur sigurinë, duke zbuluar kombinimin përpara publikut. Roboti punon duke zvogëluar numrin e kombinimeve të mundshme nga një milion në 1,000. Më pas ai përpiqet të gjejë mundësitë e mbetura. Roboti kushton rreth 200 dollarë për tu ndërtuar dhe përdor copa të printuara 3D, të cilat mund të zëvendësohen për lloje të ndryshme të kasaforave të kombinuara.

Gjithçka nisi kur gruaja e një prej hakerave me emrin Seidle bleu në treg një kasafortë që nuk mund të hapej pasi pronari i mëparshëm kishte harruar kombinimin dhe e sfidoi atë që të thyente kodin e sigurisë.  Seidle ftoi kolegët e tij dhe në katër muaj ndërtuan robotin. U deshën vetëm 15 minuta që roboti të thyente kodin e sigurisë së kasafortës së blerë në treg ose i duheshin 73 minuta maksimumi, ose edhe deri në vetëm pak minuta për të thyer sigurinë.

/intv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Shqipëria, i vetmi vend që përfshin në TVSH edhe biznesin e vogël

Close