Prodhohet treni që lëviz në binarë virtuale
03/06/2017 - 13:41

Në Kinë është prodhuar një tren që ecën në binarë virtualë në mënyrë që të përshpejtohet transporti publik në qyetet e mëdha.

Treni i ri është zbuluar të premten në Zhuzhou, Kinë dhe nuk e ndot ambjentin. Sipas CRRC, prodhuesit kinez të hekurudhave, treni ka rrota gome me bërthamë plasike në vend të rrotave të çelikut.

‘Autonomous Rail Transit’ ka dy avantazhe të sistemit të transportit hehurudhor dhe të autobuzave, është i shpejtë dhe nuk ndot ambjentin. CRRC filloi dizanjimin e trenit në vitin 2013.

Ai është 31 metra i gjatë, mban një ngarkesë minimale prej 307 pasagjerësh ose 48 ton dhe ecën me shpejtësi 70 km në orë, raporton People’s Daily Online. 

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Itali, 33 vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në punë

Close