Për festat e fundvitit mbyllni Facebook
22/12/2016 - 11:36

Sipas një studimi të fundit të realizuar nga Universiteti i Kopenhagenit përdorimi i tepërt i Facebook në ditët e festave si Krishtlindjet shkakton më tepër mërzi sesa gëzim.

Studiuesit thonë se shikimi i fotove të familjeve “perfekte” dhe pushimeve të tyre nxit ndjenjën e zilisë tek personat e tjerë që ndoshta nuk janë duke i shijuar aq sa duhet pushimet.

Prandaj ata sugjerojnë që për të shmangur mërzitjen gjatë festave përdoruesit duhet t’i shmangen  sa më tepër   përdorimit të rrjeteve sociale.

Pjesë e studimit ishin rreth 1300 persona dhe pjesa më e madhe e tyre janë shprehur se lundrimi i rregullt në internet dhe sidomos përdorimi i Facebook ndikon  negativisht në mirëqenien e përgjithshme të tyre dhe të ndjerit të kënaqur me jetën.

Krahasimi i jetës reale me foto të cilat shpesh herë  tregojnë një jetë joreale përkeqëson humorin dhe mund të çojë edhe në depresion personat të cilët kalojnë një kohë të gjatë duke parë fotot e të tjerëve në rrjetet sociale, thonë studiuesit.

Studiuest rekomandojnë që në vend të shikimit të fotove në rrjetet sociale  përdoruesit të kalojnë më tepër kohë  duke biseduar me njerëz “realë’ ose të rrinë të paktën një javë pa përdorur rrjetet socile, normalisht nëse arrijnë t’i rezistojnë tundimit të të parit të fotove të pushimeve në mal përfundojnë ata.

\Oranews.tv\

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
A e dini se të hani sekrecionet e hundës është e shëndetshme?

Close