Norvegjia do të ndërtojë tunelin e parë në botë për anije
06/04/2017 - 20:59

Norvegjia ka projektuar ndërtimin e tunelit të parë në botë për anije, duke bërë të mundur lidhjen e një gadishulli shkëmbor.

Tuneli rreth 1700 metër dhe 35 metra i lartë, pritet të ndërtohet në gadishullin Stad në perëndim të vendit, duke lejuar transportin e mallrave dhe pasagjerëve, duke shmangur kështu një pjesë të bregdetit që ka stuhi të shumta detare.

Far Kråkenes ka stuhi nga 45 deri në 106 ditë të vitit. Valët e larta që vijnë nga drejtime të ndryshme kanë krijuar kushte të vështira për qarkullimin e anijeve.

Ekipi ka parashikuar se duhen nga tre deri në katër vite për të ndërtuar projektin e prezantuar të mërkurën, ndërsa do të kushtojë 315 milionë dollarë. Për këtë arsye, do të transportohen rreth 8 milionë ton shkëmb.

Kanale për anijet janë ndërtuar në vende të ndryshme të botës, por ky është tuneli i parë i këtij lloji, ndërsa në tunel do të mund të qarkullojnë anije me peshë deri në 16 mijë ton.

/Ora News/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Australi, kapet krokodili gjigant

Close