Një tjetër zbulim në hapësirë
03/05/2017 - 13:52

NASA ka zbuluar një sistem të ri planetar “shumë i ngjashëm” me sistemin tonë. E vendosur rreth 10.5 vite dritë larg hemisferës jugore të yjësisë Eridanus, sistemi është më i afërt i planetit rreth një ylli të ngjashëm me diellin e hershëm.

Sipas shkencëtarëve, ky është rast i shkëlqyeshëm për të hulumtuar se si planetët formojnë rreth yjeve sistemin e tyre siç është dielli ynë. Zbulimi është kryer nga observatori fluturues i NASA-s, Observatori Stratosferik për Astronomi Infrared, SOFIA.

Studimet e mëparshme tregojnë se eps Eri ka një disk të mbeturinave, që është emri që astronomët i japin materialit të mbetur ende në orbitën e një ylli pasi ndërtimi i planetit ka përfunduar.

Mbeturinat mund të marrin formën e gazit dhe pluhurit, si dhe të trupave të vegjël shkëmbor dhe të akullt.

Për më tepër, matjet e kujdesshme të lëvizjes së Eps Eri tregojnë se një planet me gati të njëjtën masë si Jupiter rrethon yllin në një distancë të krahasueshme me distancën e Jupiterit nga Dielli.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close