Një satelit franko-izraelit vëzhgon ndikimin e ndryshimit të klimës te bimët
02/08/2017 - 19:47

Kompania ajrore evropiane “Arianne” ka nisur me sukses dy satelitë të vëzhgimit në orbitë nga baza e saj në Kourou në Guajanën Franceze, njoftoi dje kompania.

Nisja u krye dje në 10:58 duke përdorur një raketë kozmike ”Vega” e projektuar për ngarkesa të vogla dhe të mesme.

Një nga satelitët ka si qëllim të vëzhgojë bimësinë në më shumë se 100 vende në të gjithë tokën për një periudhë kohore prej dy vjet e gjysëm për agjencinë hapësinore franceze, CNES.

“Sateliti ‘Venus’ do të fotografojë vendet me një rezolucion të lartë çdo dy ditë, duke i dhënë mundësinë shkencëtarëve që të “ndjekin me saktësi zhvillimin dhe gjendjen e bimësisë”, sipas CNES.

Kreu i CNES, Jean-Yves Le Gall tha se sateliti i ri do të ishte çelësi i të kuptuarit se si bimësia po i  përgjigjet ndryshimeve klimatike.

“Venusi do të luajë një rol shumë të rëndësishëm sepse përveç të dhënave të drejtpërdrejta mbi temperaturën, emetimet e gazrave serrë dhe rritjes së nivelit të oqeanit, ne do të jemi në gjendje të njihemi edhe me pasojat indirekte të zhvillimit të bimësisë”, tha ai për gazetën “Le Figaro”.

Gjithashtu, vëzhgimet e satelitit do të ndihmojnë në zhvillimin e sistemeve paralajmërues lidhur me problemet e bujqësisë dhe thatësirës.

Sateliti ”Venus” është një projekt i përbashkët me Agjencinë Hapësinore të Izraelit.

Raketa ”Vega” do të nisë një satelit optik me rezolucion të lartë, duke u bërë pjesë e një programi ushtarak të vëzhgimit të tokës, për Ministrinë italiane të Mbrojtjes./ATA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. kendveshtrim says:

    sa larg njerzit e kerkojne diturine dhe sa afer zoti gjithesise ua ka sjellur si ullezim dhe meshire per mbare botnat ,po te mos na kishte dashur do ta mbante ne qelle ,por e uli ate ne toke si dobi per njerzimin,a nuk ju mjafton nje ajet kuranore,,mos e shkatrroni token pasi ne e rregulluam ate,,,u krijua gjithcka me drejtesi rregull dhe po sipas saje funksionon po ashtu krijuesi zotit na urdheron per drejtesi sipas ullzimit tije ne angazhohemi ne padrejtesi mirpo ate e ndien cdo gjalles sepse shkatrron gjithcka,tani kush na jep zgjillje seteliti,bindja tek demi shkaktuar apo ullzimi zotit dhe skemi nevoj per setelit sepse at pune e she vet i malli zot dhe rregullon vet ai kur ne i kthehemi te penduar dhe bindur zotit gjithesise ,ky koment behet per kerkuesit e zgjilljeve te problematikave ku tashme jane corientuar

  2. permbullje says:

    si ajeti mesiperm ,po ashtu dhe ky hadithe profetik ,,ai qe kerkon allahun, allahu i mjafton atije ,,,,jane tregues te ullzimit mishires se zotit ndaj nesh dhe bindjes son ndaj tije per garancit qe na jep,jan te vlefshme per studiuesit e zgjilljeve dhe dobive njerzore,per te kuptuar dhe bindur tjeret,me fakte per cdo ceshtje ne gjitha fazat e zhvillimit te jetes sone nga krijuesi drejt krijuesit me respekt per kerkuesit e dituris dhe urtesis shpetimit njerzore,orientuesit e miresise

Komento

Read previous post:
Investment at Lake Park, City Hall is constructing a third sport area

Close