Një planet si toka, 39 vite dritë larg nesh
11/04/2017 - 14:43

Për herë të parë shkencëtarët kanë zbuluar atmosferë në një planet jashtë sistemit tonë diellor i cili diellor është një afërsi të madhësisë së Tokës.

Sipas një studimi të ri planeti Gliese 1132 ndodhet 39 vite dritë larg nga Toka, me rreze rreth 1.4 dhe masë 1.6 herë më të madhe.

Kur planeti është zbuluar për herë të parë studiuesit e quajtën atë binjak të mundshëm të planetit Venus për shkak të botës shkëmbore si edhe temperaturës shumë të lartë që ka. Dhe tani është zbuluar se mund të kenë të përbashkët edhe trashësinë e atmosferës.

Studiuesit po bëjnë kërkime për të vërtetuar nëse kjo botë është e përshtashme për jetesë dhe për të identifikuar nëse janë regjistruar gjurmë të mundshme jete.

“Megjithëse ky nuk është një zbulim që tregon se ka jetë në planetin Gliese 1132, ky është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur,”- ka thënë John Southëorth, studiues në Universitetin Keele në Mbretërinë e Bashkuar.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Itali, 33 vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në punë

Close