Një asteroid i madh, i afrohet Tokës më 19 prill
15/04/2017 - 9:11

Një asteroid i madh me diametër afërsisht 600 m do të kalojë në afërsi të Tokës më datën 19 prill, por nuk do të ketë asnjë rrezik për planetin tonë, njoftoi Agjencia amerikane e hapësirës (NASA).

“Megjithëse nuk ka asnjë mundësi që ky asteroid të përplaset me planetin tonë, një objekt hapësinor i përmasave të tilla do të kalojë shumë afër Tokës”, nenvizoi NASA në një komunikatë.

I pagëzuar si 2014-JO25, asteroidi me diametë rreth 650 m do të kalojë 1,8 milionë km në afërsi të Tokës, dmth pak më pak se pesë herë distanca që ndan planetin tonë nga Hëna. Ai mund të shihet me një teleskop të vogël për një apo dy netë.

Asteroidi 2014-JO25 është shfaqur për herë të fundit para 400 vjetësh dhe nuk do të rishihet më për 2 600 vjetë.

Parashikohet që në vitin 2027, një asteroid me madhësi thuajse të njëjtë t‘i afrohet Tokës

/Ata/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. hason astronauti says:

    Ju jeni gazetar kari!Foto ilustruese ngjall apolalipsis, 5 her distanca tok hene nuk ngjane me ate foto kari qe keni vene.Pse friksoni lexuesit.Edhe po pati probabilitet te bjer ne tok, ju rente mu te ora news!

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close