Nesër ndodh eklipsi i plotë diellor, ja gjithçka çfarë duhet të dini!
20/08/2017 - 19:49

Të hënën, qielli do të jetë më i bukur se asnjëherë pasi do të ndodhë eklipsi total, i pari pas 100 vitesh ku  Dielli, hëna dhe Toka do të vihen në vijë të drejtë duke e kthyer ditën në natë për të paktën disa minuta, raporton NASA.

Po çfarë është ky eklips?

Ky eklips ndodh kur hëna mbulon tërësisht diellin duke bërë të dukshme vetëm “koronën” e tij. Eklipset ndodhin shpesh por ky që do të ndodhë nesër është i veçantë pasi do të jetë i plotë dhe i dukshëm rreth kontinentin të Amerikës së Veriut.

Kur do të ndodhë?

Do t’i duhen rreth 90 minuta hënës për ta mbuluar tërësisht diellin. Pra do të fillojë në orën 10:15 paradite në Bregun Perëndimor dhe do të përfundojë rreth orës 14:45 pasdite.

A do të jeni në gjendje ta shikoni?

Shtegu i totalitetit, aty ku drita e diellit bllokohet tërësisht nga hëna, është 70 milje e gjerë dhe kalon në 14 shtete amerikane.  Një pjesë e mirë mund ta shikojnë të gjithnin, por shumë të tjerë mund të shikojnë vetëm një pjesë të tij sipas NASA-s, të cilët sugjerojnë që mos ta shikoni pa syze të mira sepse mund t’ju dëmtojë sytë.

Ku mund ta shikoni LIVE?

Te faqja zyrtare e NASA në Facebook.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
City hall’s investments, Mayor inspected work for construction of 23rd playground

Close