NASA drejt diellit
01/06/2017 - 14:33

Agjencia amerikane e hapësirës ka njoftuar në faqen e saj zyrtare nisjen dhe detajet e misionit shkencor që do ta çojë më afër se kurrë rreth diellit.

Nisja është planifikuar për më 31 korrik 2018, dhe do të jetë një mision me rëndësi historike, pasi asnjëherë më pare askush nuk ka bërë dicka të tillë, dhe asnjë anije kozmike nuk ka arritur ndonjëherë kaq afër diellit.

Sonda do të bëjë një kombinim të matjeve dhe imazheve nëpërmjet të cilave, ashtu siç thuhet në deklaratën zyrtare “, do të zgjerojnë të kuptuarit tonë mbi origjinën dhe evolucionit e erës diellore e gjithashtu të sigurojë të dhëna të rëndësishme mbi sipërfaqjen dhe mënyrën sesi punojnë yjet si i yni.”

Misioni është emëruar “Parker Solar Probe”, në nder të Eugene Parker, një astrofizikani në Universitetin e Çikagos i cili në vitin 1968 ka studiuar erën dhe sistemin magnetik diellor.

Programi hapësinor do të inaugurohet nga Kennedy Space Center, në Florida, dhe kap një kosto prej 1.5 miliard $.

Sonda do të orbitojë në një distancë prej 6.2 milionë kilometra nga sipërfaqja e Diellit dhe është menduar deri në detaje nga inxhinierët, astronomët dhe shkencëtarët e agjencisë amerikane të hapësirës të cilët thonë se do t’u mbijetojë kushteve ekstreme dhe temperaturave që shkojnë deri në 1400 gradë celcius.

Ky misioni pritet të zgjasë rreth shtatë vjet

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close