NASA bën zbulimin e madh jashtë sistemit diellor
22/02/2017 - 19:47

Agjencia ndërkombëtare hapësinore NASA ka bërë të ditur të mërkurën një zbulim të madh dhe të ri “përtej sistemit tonë diellor”.

Agjencia thotë se ka zbuluar 7 planetë të rinj, tre prej të cilëve besohet se gjenden “në zonën e banueshme” të yllit ndaj të cilit rrotullohen.

Eksploruesit besojnë se planetët mund të kenë prani të lëngshme të ujit dhe kushte atmosfere dhe shanset për të gjetur ujin janë në 3 nga 7 planetët. Ata rrotullohet rreth një ylli dhe janë thuajse të ngjashme me sistemin tonë diellor.

NASA thotë se zbulimet janë kryer rreth yllit Trappist-1, i cili shtrihet vetëm 39 vite-dritë larg nga Toka.

Zbulimi vendos një rekord të ri për numrin më të madh të planetëve që mund të jenë të banueshëm, të cilët gjenden rreth një ylli të vetëm jashtë sistemit tonë diellor.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Turqia varet nga Gjermania

Close